Aksident tragjik në Bulqizë, humb jetën 25-vjeçari, shpëtojnë familjarët

588
Aksident tjetër në rrugët e vendit. Një 25-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në Bulqizë.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 10:05, në vendin e quajtur Peladhi – Ura e qytetit Bulqizë, një mjet ka dalë nga rruga.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se shtetasi J.D., rreth 25 vjeç, banues në Maqellarë, duke drejtuar automjetin tip “Golf 4” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Në automjet udhëtontin dhe dy pasagjerë familjarë të drejtuesit të mjetit të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ky është aksidenti i dytë brenda disa orësh në vend. Në Fushë-Krujë-Rinas një automjet përplasi një tricikël dhe dy persona mbetën të plagosur.
Sigal