Aksident tek ura e Zogut, plagoset një shqiptar nga Kosova

42
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak më parë, pranë Urës së Zogut në Milot.

Dy makina janë përplasur në Rrugën e Kombit, ndërsa i plagosur ka mbetur një shtetas kosovar, i cili është transportuar për ndihme mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.