Sigal

Një aksident është regjistruar këtë mesditë në zonën e Shkozës, aty ku një motor ka goditur një kalimtar.

Kalimtari ka qenë rreth të 70-ve dhe për shkak të impaktit ka mbetur i plagosur. I moshuari po kalonte rrugën kur është goditur nga motori. Ende nuk dihet gjendja e tij shendetesore.

Ndërkohë policia ka ardhur në vendngjarje dhe po kryhen hetimet.