Aksident në Tiranë, makina përplas rëndë të riun me motoçikletë

557
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në zonën e “Don Boskos në Tiranë, ku një automjet ka goditur një të ri i cili udhëtonte me motoçikletë.
Nga përplasja i riu, ende i paidentifikuar, është plagosur rëndë. Dëshmitarët e pranishëm kanë deklaruar se i riu, rreth të tridhjetave ka një plagë në kokë.
Ambulanca e ka dërguar të plagosurin drejt e në spitalin e traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Sigal