Aksident në Tiranë, automjeti del nga rruga e përplaset me pemët

403
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në kryeqytet, teksa një automjet ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së madhe dhe është përplasur me pemët në anë të rrugës.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat policore, ambulanca dhe zjarrfikësja. Ambulanca ka bërë të mundur transportimin për në spital të drejtuesit të mjetit, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë zhvilluar hetimet e mëtejshme.
Sigal