Aksident në Shkodër, lëndohen 3 persona

526
Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur pasdite në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Në aksident janë përfshirë tre automjete, 2 vetura dhe një kamion. Për pasojë janë plagosur tre persona që udhëtonin në to. Të plagosurit, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije, janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Sigal