Aksident në punë, humb jetën shqiptari në Greqi

58
Sigal

Një aksident në punë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në zonën e Kretës në Greqi.

Sipas mediave lokale, një 53-vjeçar shqiptar ka rënë nga skela në një lartësi prej 2.5 metrash e për pasojë ka humbur jetën.

Shqiptari po punonte në një shtëpi në zonën e Mylopotamos në Kretë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.