Aksident në Mirditë, humb jetën 54-vjeçarja, plagosen dy persona

533
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Munaz në Mirditë.

Një grua 54-vjeçare, banuese në Lezhë, ka humbur jetën. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, ora shënonte rreth 11:50, kur në vendin e quajtur Munaz në Mirditë, A.P. 47 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja në këtë mjet shtetasja M.P. 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi Gj.P. dhe shtetësia D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, njoftoi Policia.