Aksident në Lezhë me tre automjete, njëra përmbyset në rrugë, dy persona të plagosur

70
Sigal

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Gurraj në Lezhë ku janë përplasur tre automjete dhe njëri prej tyre është pëmbysur në rugë.

Si pasojë e aksidentit kanë marrë plagë të lehta dy persona të cilët janë transportuar drejt Spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, gjithashtu është duke u punuar për hapjen e rrugës pasi aksidenti bllokoi aksin rrugor Lezhë-Milot.