Aksident në Kuçovë, ndërron jetë 72-vjeçarja, mbetet e plagosur një tjetër

Një aksident me pasojë vdekjen e të moshuarës 72 vjeçe, Leme Mara ka ndodhur këtë mbrëmje në Kuçovë.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur e plagosur dhe një tjetër e moshuar e identifikuar si File Ahmeti.

Sigal

Kjo e fundit mësohet se është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi gjendja e saj raportohet e rëndë.

Drejtuesi i motorit i cili ka përplasur të moshuarat është larguar nga vendngjarja ndërsa policia ka nisur kërkimet.

Identiteti i tij ende nuk dihet ndërsa raportohet se kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.