Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

587
Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Makina me targë AA286EY ka humbur kontrollin dhe pasi është përplasur me bordurën është përmbysur në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në afërsi të Maminasit. Drejtuesja e mjetit shtetësia me inicialet N. M, 31 vjeç, banuese në Tiranë dhe pasagjeri A.D, 32 vjeç, kanë pësuar lëndime të lehta.

Ata janë dërguar në spitalin e Durrësit, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në një orë kur trafiku i mjeteve në autostradë është relativisht i lartë, por fatmirësisht nuk ka pasuar me probleme të tjera.

Në fotot e siguruara shfaqet makina e përmbysur në mes të rrugës, dhe mjetet e tjera që ndodhen pranë saj në vështirësi për të lëvizur.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sigal