Aksident në autostradën Fushë-Krujë-Milot, furgoni përplas për vdekje 60-vjeçarin

442
Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në aksin Fushë-Krujë-Milot si pasojë e një aksidenti. Nga informacionet e para mësohet se 60-vjeçari Ramazan Kukici nga fshati Gjorm i Kurbinit, i cili po ecte më këmbë, u përplas nga një furgon mallrash me targë AA 350 CG që drejtohej nga Mentor Rama. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e furgonit, ndërkohë që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Sigal