Aksident në autostradën Fier-Vlorë, makina bie në kanal

51

Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, ku një automjet ka perfunduar në kanal. Për pasojë është dëmtuar vajza e shoferit.

Rreth orës 12:56, në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, automjeti tip Golf me drejtues shtetasin F. Z ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.
Si pasojë është dëmtuar vajza e drejtuesit, 27 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me akaidentin.