Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Fier në afërsi të spitalit “Memorial.”
Një furgon mallërash ka humbur kontrollin dhe për pasojë, është përplasur me barrierat mbrojtëse, duke u përmbysur në rrugë.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që është bllokuar njri krah i autostradës Fier-Tiranë.
Shkak dyshohet shpejtësia përtej normës dhe rruga e pandriçuar.
Njoftimi i policisë
Reeth orës 19:20 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në afërsi të Spitalit Memorial, shtetasi O. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur barrierat mbrojtëse të rrugës.
Si pasojë e goditjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.