Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, lëndohet pasagjerja e një motomjeti

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë, është lënduar pasagjerja e motomjetit, shtetasja E.M., 26 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Sigal

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 12:30, automjeti me drejtues shtetasin A.A., 58 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N.H., 27 vjeç.