Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një i plagosur

301
Sigal

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Nga përplasja e dy mjetëve  ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar në spitalin e Elbasanit.

Sipas informacioneve i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi tjetër i mjetit nuk ka marrë asnjë lëndim dhe është shoqëruar në komisariat.

Deklaratata e policisë:

Në aksin rrugor Elbasan –  Peqin, janë përplasur dy mjete dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një  drejtues i mjetit i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet   nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit