Aksident në aksin Korçë–Pogradec, kamioni përplaset me makinën

689
Sigal

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Pogradec.

Në afërsi të fshatit Vloçisht, një kamion me targa AA659NA doli nga rruga dhe u përplas me një automjet të parkuar në fushë.

Nuk raportohet për të viktima ose të plagosur, por vetëm për dëme materiale. Drejtuesi i kamionit është në gjendje të mirë shëndetësore.