Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, plagoset një person

272
Sigal

Një aksident ka ndodhur rreth orës 16.30 në rrugën nacionale Fushë Krujë-Tiranë, afër Tapizës.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë autovetura tip “Benz” me targa “aa 881 nn” i ka prerë rrugën një Audi me targa “aa 062 vp”

Ndërkohë si pasojë e këtij aksidenti është plagosur njëri nga drejtuesit e mjetit i cili është dërguar drejt spitalit të Tiranës.

Sakaq policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur më shumë detaje rreth aksidentit.