Një aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Librazhd dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur .
Nga të dhënat e para ,mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 17:30, ku një automjet tip “Ford” me targa AA 311 TH është përplasur me një maune.
Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.