Aksident me vdekje pranë fshatit Dishnicë të Korçës

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Dishnicë, pranë një karburanti.

Sipas burimeve paraprake, një mjet ka përplasur një motor, dhe fatkeqësisht drejtuesi i tij, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sigal

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.