Aksident me pasojë vdekjen në aksin Berat-Fier

417
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në aksin kombëtar Berat-Fier. Mësohet se viktima është Kimet Hoxha dhe aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Samaticë, në vendin e quajtur Qafa e Sqepurit. Nga të dhënat e para, bëhet me dije se drejtuesi i automjetit u aksidentua teksa u përpoq të shmangte rrugën e dëmtuar. Në momentin e manovrimit, shtetasi Hoxha ka qenë me shpejtësi të lartë. Ai u dërgua menjëherë në spital për të marr ndihmën e parë mjekësore, por ka humbur jetën pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zabrdhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. 
Sigal