Aksident i rëndë tek Mbikalimi i Rinasit, plagosen dy pasagjerë në njërin nga automjetet

192
Sigal

Policia e Tiranës njofton një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në vendin e quajtur Mbikalimi i Rinasit.

Sipas policisë së kryeqytetit, dy pasgjerë të një mjeti janë plagosur nga ky aksident.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 19.08.2020, rreth orës 20:20, në afërsi të Mbikalimit të Rinasit, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E.S me mjetin me drejtues shtetasin S.K. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerë në mjetin me drejtues E.S., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë.