Aksident i rëndë në Zvicër, humb jetën shqiptari, plagoset gruaja dhe vajza

490
Në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën në autostradën AK në afërsi të lokalitetit Humlikon, rretina e Winterthurit, Zvicër, ka humbur jetën një 42-vjeçar, drejtues i njërës prej makinave të aksidentuara. Pesë të tjerë kanë pësuar lëndime, disa prej të cilëve, të rënda, shkruan 20minuten.ch
Viktima 42-vjeçare, siç merr vesh albinfo.ch nga burimet e veta, është një shqiptar nga Komuna e Deçanit. Mësohet po ashtu se bashkëshortja e tij ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa vajza, është lënduar më lehtë.
Sipas të dhënave të para me të cilat ka dalë Policia Kantonale e Cyrihut, në një vendndalim në autostradë, nga shkaqe ende të panjohura, ka ndodhur përplasja e fuqishme e disa automjeteve. Nga gjithsej nëntë persona që kanë qenë në atë moment në makinat e përfshira në aksident, ka humbur jetën shoferi i njërës prej makinave.
Pjesa e autostradës në mes të lokaliteteve Henggart dhe Adlikon është bllokura nga të dyja anët, ndërsa është liruar vetëm pas disa orësh, tranmseton albinfo.ch.
Për shpëtimin e personave të përfshirë në këtë aksident të rëndë, janë mobilizuar, veç autoambulancave, edhe një helikopter i Rega-s dhe një i Ndihmës Ajrore nga Gjermania, të cilët kanë bartur të pësuarit në spitale.
Sigal