Aksident i rëndë në Shkodër, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme, në Shkodër, ku kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish-Fermentimi në Shkodër, ndërsa bëhet me dije se janë përplasur dy mjete.

NOA

Për pasojë, janë lënduar katër persona, mes të cilëve dy të mitur. Aktualisht, të plagosurit ndodhen në spitalin e Shkodrës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.