Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, raportohet për disa të plagosur

96
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit, pranë Fushë-Milotit.

Të përfshirë në aksident kanë qenë një trajler, dy autovetura dhe tre motoçikleta.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur disa persona, ku janë dërguar për ndihmë mjekësore. Ndërsa si pasojë e përplasjes së mjeteve, është krijuar kaos në qarkullim dhe aksi rrugor ka mbetur i bllokuar për rreth 30 minuta.