Aksident i rëndë në Levan-Vlorë, BMW përplas për vdekje bariun

397
Një person ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Levan-Vlorë. Automjeti tip BMW me targa AA 678 MK ka përplasur një kalimtar, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë aksidentit. Dyshohet se kalimtari, një bari rreth të 50-ave, po kalonte rrugën, por goditja nga përplasja ka qenë shumë e fortë, duke u dëmtuar rëndë trupi i tij. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sigal