Aksident i rëndë në Devoll, motori përplas për vdekje këmbësorin

471
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ndodhi sot në Devoll.

Ai është përplasur nga një motor, teksa po kalonte në rrugë.

Motorin e drejtonte një 43-vjeçar, ndërsa këmbësori, T.S., 72 vjeç, pas përplasjes pavarësisht përpjekjes për t’i dhënë ndihmën e parë në spital, nuk ka mundur dot të mbijetonte.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe drejtuesi i motorit me iniciale S.H., u shoqërua në komisariat.

Po hetohen rrethanat e këtij aksidenti.