Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje, plagoset 23 vjeçarja

245
Sigal

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plāgosur pasagjerja L.S., 23-vjeçe e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lushnje/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:15, në aksin rrugor Fier- Lushnjë, në fshatin Vajkan, shtetasi F. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetësja L. S., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje është grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.