Aksident i rëndë, makina humb kontrollin. Një i plagosur

175

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në autostradën Lezhe – Milot.

Makina ka humbur kontrollin dhe është përplasur me betonin e rrugës në afërsi të mbikalimit të Patokut.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti por sipas raportimeve të fundit bëhet me dije që drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë në spital.