“Ai që e bëri do ta paguajë”, mesazhi i prindërve të studentes së vrarë për autorin

650
Prindërit e studentes së Juridikut të vrarë me 5 plumba ditën e djeshme, kanë marrë rrugën drejt Tiranës mes lotësh. Pasi kanë mbërritur në ambientet e morgut për të parë trupin e pajetë të vajzës së tyre 21-vjeçare, mësohet se ata janë shprehur se “autori i krimit do ta paguajë atë që kenë bërë”.
Prindërit e Ariela Muratit, të cilët jetojnë në një fshat të Fierit, ishin në dijeni të raportit të vajzës së tyre me autorin e ngjarjes, Aldison Belulajn, i cili i kishte kërkuar dorën vajzës në shtëpi. Por prej asaj kohe, ata nuk kanë patur komunikim me 24-vjeçarin, i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri mbi vajzën e re.
Sipas dëshmive të të afërmve dhe shokëve të autorit dhe viktimës, thuhet se prindërit e Aldosenit, por edhe të Arielës i kishin kërkuar të hiqte dorë nga vajza pas refuzimit të saj.
Sigal