Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana

613
Një 32-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 13-vjeçare. Sipas policisë së qytetit bregdetar, i riu Alfred Tereziu e ka çuar në hotel të miturën nga Kruja, dhe ka abuzuar me të.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë. Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Sigal