A e paralajmëroi vrasjen e Xhuljetës? Çfarë shkuante Xhafer Mata në rrjetet sociale

1278
Sigal

Një poezi kushtuar nënës vetëm 21 orë para se të kryente krimin e rëndë tregon gjendjen e rënduar emocionale e psikologjike të Xhafer Matës 31-vjeçarit nga Kukësi që vrau mëngjesin e sotëm në zonën e “Don Boskos” vajzën që donte 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni dhe qëlloi veten. Ai vidiq pak orë pas krimit në spital.

Mes rreshtave ai shkruan se zemra e nënës mund të ndjente trishtimin e tij, se nëna ishte ajo që e parandjente kur do ndodhte diçka e keqe apo e mirë.

Po t’i hedhësh një sy profilit të tij, Xhafer Mata ishte shumë aktiv në rrjetet sociale. Si prefesion shënonte të ishte inxhinier mekanik. Por ndryshe nga profesioni postimet e tij kishin karakter romantik, me shprehje për një dashuri të prerë në mes.

Poezia e postuar:

ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti
Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
Aroma e lekures tende eshte magji
e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
ndonese me thinja ne koke
ti gjithmone ndihesh femije
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
parajse e shpirtit per qdo femije
ti per ne thurr endrra
tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikimeParajse e jetes je ti
nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
e ndjen veq ti
ndjenja kurre ste genjejne
para se te ndodh ekeqe e mire
zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI
xhaf

xhaferr-mata (1)

poezi