9 mln USD dëm të shtetit, dorëzohet në polici biznesmeni që ngriti skemën e mashtrimit (EMRI)

624
Biznesmeni Sokol Lami është vënë në pranga dy javë pasi u shpall në kërkim nga policia e Tiranës.
Bëhet me dije se Lami është vetëdorëzuar nën shoqërinë e avokatit të tij në polici. Ai ishte shpallur në kërkim për mashtrim me TVSH nga Krimi Ekonomik.
Dy javë më parë 6 biznesmenë janë arrestuar pasi akuzohen se përmes një skeme mashtrimi me faturat e TVSH-së kanë përfituar 9 milion dollarë.
Biznesmenët e arrestuar janë:
Ruzhdi Murataj, 60 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Nevruz Lami, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Dhimitraq Çelo, 23 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë
Shkëlqim Hasani, 50 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë
Bujar Murataj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Indrit Sulaj, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Në kërkim u shpallën shtetasit me iniciale B.Gj., M.M., S.K., E.Sh, dhe A.B.
Sigal