70 kg drogë në Shkodër, policia jep detajet: Kush janë dy trafikantët e arrestuar (Emrat)

558
Zbardhet identiteti i dy personave të arrestuar sot, ku udhëtonin në furgonin me drogë që u kap në aksin Shkodër-Hani Hotit. Policia në njoftimin e saj zyrtar pohon se bëhet fjalë për një sasi prej 70 kg drogë, ndërsa në pranga ranë Fatbardh Hoxha 26 vjeç, banues në Komes, Fushë Krujë dhe Kledi Xeka 29 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet me sukses operacioni “NDALESA E FUNDIT”. Sekuestrohen rreth 70 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Sot me datë 15.11.2017 nga efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u finalizua me sukses operacioni policor “Ndalesa e Fundit” ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
TE ARRESTUAR
Fatbardh Hoxha 26 vjeç, banues në Komes, Fushë Krujë
Kledi Xeka 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë.
Si dhe u bë shpallja në kërkim si bashkëpunëtorë, i shtetasve:
NE KERKIM
A. B, banues në fshatin kameras, Fushë Krujë
S. H. banues në fshatin kameras Fushë Krujë,
E. X. banues në fshatin kameras Fushë Krujë,
Arrestimi i shtetasit Fatbardh Hoxha u bë pasi në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhe, Malësi e Madhe, ju gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale rreth 70 kg Cannabis Sativa të cilen e kishte në automjetin tip Golf 5 me targë AA077RZ.
Gjithashtu arrestimi i shtetasit Kledi Xeka u bë pasi në bashkëpunim me personat e tjerë i cili ishte në drejtim të mjetit Golf 5 me targa AA 911 RV po shoqëronin shtetasin Fatbardh Hoxha për transportimin e lëndës narkotike.
Ndërsa shtetasit e shpallur në kërkim sapo kanë parë policinë janë larguar, pasi të dy mjetet kanë qënë të parkuara tek karburanti. Jane ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Sigal