65-vjeçari vdes teksa lahej në det, policia e Vlorës heton shkaqet

438
Një 65-vjeçar ka humbur jetën teksa lahej në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Plazhin e Vjetër të Vlorës. Policia e qytetit bregdetar bën me dije se viktimë është shtetasi Llambi Bica. Për vdekjen e tij po kryhen hetime, pasi ende nuk dihet nëse 65-vjeçari është mbytur apo ka pësuar infarkt teksa lahej në det.
Sigal