5 ton drogë nga Shqipëria në Itali, publikohen emrat e 3 shqiptarëve të arrestuar

637
Të tjera detaje zbulohen për super operacionin anti-drogë në Itali, ku u sekuestruan rreth 5 ton marijuanë e cila vinte nga Shqipëria si dhe u arrestuan 35 trafkiantë.

Sipas mediave italiane, 3 nga të arrestuarit janë shqiptarë, konkretisht Indrit Buja, 37 vjeç, Elvis Hajdini, 25 vjeç dhe Shefik Muho, 34 vjeç. Shqiptarët dyshohet se janë përgjegjës për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Ende nuk bëhen të ditura detaje nga operacioni. Sipas mediave italiane, të dhënat do të bëhen publike gjatë orëve në vijim.
Sigal