47-vjeçari qëllon veten me armë zjarri, humb jetën në spital

384
Një shtetas 47-vjeçar nga Fieri i ka dhënë fund jetës së tij duke qëlluar veten me armë zjarri. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi S.M ka qëlluar veten në prani të vëllait të tij. Ngjarja ka ndodhur në orën ditën e djeshme rreth orës 16:40 në fshatin Vajkan. Mësohet se 47 vjeçari ndërroi jetë rrugës për në Spitalin Rajonal në Fier. Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi S.M, ka kryer vetvrasjen në kushtet e gjendjes së rëndë psikologjike dhe në prani të vëllait të tij shtetasit E.M, 43 vjeç. Në cilësinë e provës materiale është bllokuar arma e zjarrit tip pistoletë TT model 54. Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për vlerësim
Sigal