38 ndërtime pa leje në të gjithë vendin, policia arreston 9 persona

430
TIRANË – 38 raste të ndërtimeve pa leje janë evidentuar nga Policia e Shtetit në të gjithë vendin, gjatë javës që lamë pas. Për këto raste, 38 autorë janë ndjekur penalisht, 9 prej tyre janë arrestuar në flagrancë, 24 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 5 autorë janë shpallur në kërkim.
Po ashtu në vazhdën e aksioneve të policisë për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme”, janë evidentuar nga policia 4 raste të prerjeve të paligjshme të pyjeve me 4 autorë. Nga këta , 1 autor është arrestuar në flagrancë, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim .
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara , Policia e Shtetit gjatë javës së kaluar , ka evidentuar 9 raste me 9 autorë, nga këta 6 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë , ndërsa 3 janë shpallur në kërkim.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 9 makineri të lojrave të fatit e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim.
Edhe në javët në vazhdim , Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë së pa ligjshme 
Sigal