300 mln lekë në banesë, prokuroria: 4 vite burg për gjyqtarin Miri

365
Sigal

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 4 vite burg për gjykatësin e Apelit, Shkëlqim Miri, i cili akuzohet për korrupsion.

Në fillim të nëntorit gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 300 mln lekë në shtëpi. Ai ishte emëruar që prej vitit 2010 në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe deri në vitin 2012-të ka qënë anëtar i KLD-së .

Arrestimi i tij u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzen e korrupsionit pasi dyshohet se ka përfituar shumen prej 20 mije eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.

Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje.  I akuzuari quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA.