3 rumunë fshehën 6 kg ar në çorape, arrestohen në Kakavijë

544
Tre shtetas rumunë kanë tentuar të kalojnë mbi 6 kg ar në Shqipëri pa e deklaruar më parë. Zinxhirë të verdhë pasi i kishin vendosur në 7 çorape i kishin fshehur në kroskot dhe në kokat e pasme të sediljeve të makinave, por janë zbuluar gjatë kontrollit nga policia kufitare e Kakavijës. “Pas hyrjes në territorin shqiptar, mjeti me targa MAAK256, me të cilin udhëtonin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë u kalua për kontroll më të detajuar në vijën e dytë dhe gjatë kontrollit, në kroskot dhe kokat e pasme të sedileve u gjetën 7 çorape, brenda të cilave u konstatuan 21 copë zinxhirë të verdhë, të dyshuar flori, si edhe një peshore elektronike. Nga peshimi rezultoi se pesha e tyre ishte afërsisht 6456 gram” informon policia e Gjirokastrës. U sekuestrua sasia e mallit, 1 peshore elektronike, mjeti me të cilin këta shtetas udhëtonin dhe pasaportat e tyre. Në lidhje me këtë ngjarje u kryen veprimet e nevojshme hetimore në ngarkim të shtetasve rumunë me iniciale S.S, P.S dhe Dh.S. për kundërvajtje penale të “Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe i sendeve me vlerë”, parashikuar nga Neni 179/a i Kodit Penal dhe këta shtetas po ndiqen në gjendje të lirë.
Sigal