23 vite e 4 muaj burg Alukut, vrau ish-vjehrrin për prishjen e fejesës

211
Prishja e fejesës mes vajzës së Lutfi Xhaferit dhe dhëndrit Altin Alukut, ka sjellë që ky i fundit në maj të këtij viti të hapë zjarr me kallashnikov në drejtim të ish-vjehrrit dhe vjehrrës së tij.  Lutfi Xhaferi, 59 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Naime Xhaferri, 55 vjeç, mbeti e plagosur rëndë teksa ishin duke ecur në një nga rrugët e Kasharit. Pas disa ditësh Policia e Tiranës mundi të arrestojë autorin e krimit shtetasin Altin Alukun dhe babanë e këtij të fundit Skënder Alukun,duke ngritur akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa lejë”.
Një ditë më parë Gjykata e Tiranës ka deklaruar fajtor të pandehurin Aluku, duke e dënuar atë fillimisht me 35 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim u reduktua në 23.4 vite burgim. Ndërsa babai i tij, Skënderi është dënuar nga gjykata me vetëm 600 mijë lek të vjetra. Shkak i vrasjes së Lutfi Xhaferit dhe plagosjes së gruas së tij, është bërë prishja e fejesës mes autorit të krimit dhe vajzës së të dëmtuarve.