21-vjeçari humb kontrollin e mjetit, merr para dy këmbësore në Lezhë

44
Sigal

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin Milot Lezhë.

Burime bëjnë me dije se një mjet tip ‘opel’ ka përplasur dy këmbësorë që janë dërguar në spitalin e Lezhës me fraktura të shumta.

Makina është perplasur me një tendë ku tregtoheshin fruta – perime.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Tiranë – Milot, në zonën e quajtur Fushë Milot, shtetasi E. M. 21 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit me të cilin po lëvizte duke dalë nga rruga.

Për pasojë, në momentin e daljes nga rruga, ka përplasur dy shtetase këmbësore që kanë qenë në anë të rrugës, të cilat janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

21-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.