17-vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga treni, babai përlot me dedikimin e tij

407
Sigal

Mëngjesin e së premtes një ngjarje tragjike është shënuar në Oberglatt të Zyrihut në Zvicër, ku një 17-vjeçar është gjetur i vdekur në shinat e trenit të këtij qyteti.

Viktima u identifikua si Rinor Bunjak, me origjinë nga Gjilani i Kosovës dhe që jetonte prej kohësh në Rümlangu të Zyrihut.

Burimet afër familjes Bunjaku, tregojnë se ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit. Dihet vetëm se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur.

Ndërkohë babai i tij ka postuar një dedikim në rrjetet sociale, i cili ka përlotur këdo e ka lexuar.

Ja çfarë shkruan ai:

“Ti po flen e un hala po pres qe ti me u qu, po tthirii amo ti spo qohesh, lem un te vdes e ti qu, pi foli shpirtit tond pi foli. Kom pa nfilma tu shku nusja te vorri e burrit, kom pa edhe djali tu kajt mbi vorr te dashures amo nuk ish e njejt si me shku te vorri i djalit e me shkri krejt lot mbi trupin e tij… U prefsh ne paqe Djali jem drita jem RINOR”..