“1600 persona në Vlorë me probleme mendore”

425
Krimi makabër që ndodhi një ditë më parë ka sjellë në fokus faktin se si trajtohen të sëmurët mendorë dhe a janë ata nën kontroll. Ish–shefi i komisariatit të policisë së Vlorës, Agim Basha, ka deklaruar se “krimi makabër i ndodhur në Palasë ekspozon indiferencën kolektive dhe institucionale ndaj personave me shëndetin mendor të dëmtuar”. Sipas tij, vetëm në Vlorë janë 1600 persona me probleme mendore.
“Sëmundjet mendore që prekin jo pak njerëz nuk janë vetëm një problem individual. Disa nga këta te sëmurë janë rrezik publik. 
Në një nga detyrat e mia si shef i Komisariatit të Policisë në një rreth konstatova se shumë zënka e konflikte me ose pa pasoja kishin protogonistë personat me probleme mendore. Kjo më nxiti të bëj identifikimin e numrit të përgjegjshëm dhe të percaktoja kush përbënte rrezik. Shifra ishte befesuese, rreth 1600 persona kishin probleme me shëndetin mendor. 
Kishte dhe disa qindra që e mbanin të fshehtë. Dhjetra prej tyre ishin agresivë që për publikun dhe policinë do te thotë rrezik. Edhe pse identifikuam personat, adresat e banimet, vendosëm komunikim me familjarët duke i udhëzuar dhe aksesuar për çdo rast, kuptova pamundësinë e Policisë”, shkruan Basha. Sipas tij, është përgjegjësi e institucioneve të shëndetit dhe pushtetit vendor, zgjidhja e përhershme e trajtimit të personave me shëndetin mendor të dëmtuar, të cilët nuk mund të shpërfillen më.
Sigal