Me patjetër që keto batuta të filmave shqiptarë kanë ngelur në mendjen tuaj

514
Sigal

Edhe pse jo të gjithë janë ndjekës të rregullt të kinematografisë shqiptare,me patjetër që një batutë të ndonjë filmi do e ketë patur në mendje dhe e ka përdorur për një kohë të gjatë.
Po ju prezantojmë me disa nga ato më të famshet :
Pallati 176
“Plasën çokollatat edhe këndeja. Po pse mo kaq budallenj jeni ju djemtë e fisit tonë?”

Lulëkuqet mbi mure
“Kujdestar surrat patate, mirë ja bëmë zotërisë sate.”

Dy herë mat
“Dua edhe akullore, edhe çokollatë.” “Cuk, po ti do më vdesësh mua!”

Zonja nga qyteti
“Shitën gomarin, blenë biçikleta e çoç u duket vetja.”

Përrallë nga e kaluara
“Ka ligj, por ka dhe Maliq.”