INTERVISTA/ Pëllumb Matraku, ish roja i PD prej 24 vitesh: PD e bashkon vetëm Berisha

313
Sigal

Më perëndimori ishte Pëllumb Matraku, roja prej 24 vitesh i PD, i cili dha dorëheqjen një ditë para 8 janarit. Në një intervistë për Kumtarin, Matraku shprehet se PD-n e bashkon vetëm Berisha!

Me datë 7 janar të këtij viti, një ditë para ngjarjeve të datës 8 kur të gjithë pamë skenat me gaz lotsjellës në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, pati një dorëheqje nga kjo seli.

Ai ishte Pëllumb Matraku, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook deklaroi dorëheqjen nga puna dhe bëri thirrje për bashkimin e PD.

Postimi i Matrakut me 7 janar:

“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, shkruante Matraku.

Sot, thuajse mbi dy muaj më vonë dha dorëheqjen edhe Lulzim Basha. Por, dorëhejqe e cila vjen pas një disfate përballë Sali Berishës në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit, ku Basha e nxori logon e PD në vendin e fundit.

Matraku sot është në cilësinë e një demokrati të thjeshtë që sakrifikoi vendin e punës për të mos qenë i pranishëm në gjithë sa u pa më 8 janar.

Me ç’rast, të gjitha ngjarjet nga 8 marsi e tëhu, treguan se z. Matraku ka qenë shumë herë më largpamës se Basha dhe shumë të tjerë mbështetës të tij.

INTERVISTA:

Z. Matraku, ju jeni i pari që dhatë një shembull personal, me dorëheqje, në funksion të bashkimit të PD. Ç’mendim keni për dorëheqjen e Lulzim Bashës sot?

Matraku: Dorëheqja e Bashës është shumë e vonuar, por siç thotë populli, më mirë vonë se kurrë.

A mendoni ju se personi i vetëm që mund të bashkojë Partinë Demokratike është Sali Berisha?

Matraku: Partinë Demokratike mund ta bashkojë vetëm Sali Berisha, në gjykimin tim.

Cili është mesazhi juaj sot për Bashën dhe për ata drejtues që ai la pas, të cilët kërkojnë të ikë edhe Berisha?

Matraku: Mesazhi im është; PD duhet të zgjedhë nga e para të gjitha organet drejtuese. Ata që kërjojnë largimin e Berishës janë pa elektorat.

Po për demokratët e thjeshtë, njëri prej të cilëve jeni edhe ju, çfarë mesazhi keni?

Matraku: Mesazhi im për demokratët është, të bashkohen të gjithtë për të çuar Partinë Demokratike në fitore sa më shpejt.©kumtari.al