Flet Prof. Dr. Lush Susaj: Shqiptarët po i largojnë fëmijët njëlloj sikurse afganët nga rregjimi taleban


Akademikë Rexhep Qosja (2020), ka shkruar:“Është harruar edhe fjala popull! E vërteta dhe e drejta janë varrosur

  • Kakistokracia, kriminaliteti dhe korrupsioni kanë arritur kulmin

  • Në të gjitha sportelet e administratës ka sorollatje, fyerje e vjedhje, pasi problemet zgjidhen vetëm pasi të paguhen paratë e korrupsionit.

  • Sorollatje, fyerje e vjedhje, pasi problemet zgjidhen vetëm pasi të paguhen paratë e korrupsionit. Në të gjitha anët, qytetarit i janë ngritur gracka administrative, ku qytetarit i thuhet hapur ose paguaj paratë e ta mbyllim këtu.

  • Me platformën e-albania, mbi 500 000 pensionistë, e shumë banorë të tjerë që nuk kanë celularë, kompjutëra e që nuk dinë asgjë nga interneti, vrapojnë nëpër kjoskat abuziviste

  • – Nga dështimi i gjatë i reformave në sistemin e drejtësisë dhe rendit publik, kemi ardhur në kushtet e një mungese totale të sigurisë së jetës.

  • Patronazhistët dhe dora e zezë e partisë shtet, të cilët punojnë vetëm për të siguruar përfitimet e tyre personale nga korrupsioni.

  • Skemat e largimit masiv të fëmijëve të mitur për shkak të varfërisë, pasigurisë dhe mungesës së përspektivës, më kujtojnë skemat, që kemi parë në periferi të aeroportit të Kabulit.

  • Po ikën edhe një fëmi një vjeç, regjistrojeni edhe këtë rezultat të punës së qeverisë.

  • Kështu ndodh edhe me gjobat e policëve në rrugë, e kudo që shikojmë nëpër atdheun tonë të dashur.

Albert Z. ZHOLI

Sigal

 

Çmimet e larta, pagat e ulëta, korrupsioni galopant, pasiguria, etja e të rinjve për t’u larguar sa më parë tregojnë se Shqipëria po kalon një krizë që duhet ndalur. Kur shikon që një deputet merr rrogë 1.5 milion lekë diet (të vjetra) dhe 75% e popullsisë nuk shkon një ditë për pushime tregon se gjendja është katastrofike.

Si është situata në Shqipëri, çpo bëjnë baballarët e kombit, po maturatët përse tentojnë të studiojnë jashtë?

-Këto dhe disa pyetje të tjera do t’i gjeni në këtë intervistë….

Vitet e fundit ka pasur shumë vrasje, por edhe probleme me çmimet dhe kërkesat për universitete. Si e komenton këtë situatë Susaj?

Kakistokracia, kriminaliteti dhe korrupsioni kanë arritur kulmin.

Kakistocracia është sistemi i qeverisjes nga qytetarët më të këqinj, më së paku të kualifikuar, ose më të paskrupullt. Kjo fjalë është krijuar që në shekullin e shtatëmbëdhjetë (viti 1644), por fitoi përdorim të rëndësishëm në dekadat e para të shekullit 21 për të kritikuar qeveritë populiste që dolën në demokracitë e ndryshme në mbarë botën. Ky term duket që është përcaktimi më i saktë për administratën shtetërore e politike të Shqipërisë. Çdo qytetar dhe intelektual i vendit tonë, përballet çdo ditë me nëpunës që ua nxijnë jetën, e që nuk dinë të komunikojnë e as të zgjidhin problemet e tyre sipas ligjit. Nëpunësit e administratës tone janë aq injorantë, saqë nuk dinë as ta shkruajnë gjuhën e tyre amëtare. Në të gjitha sportelet e administratës ka sorollatje, fyerje e vjedhje, pasi problemet zgjidhen vetëm pasi të paguhen paratë e korrupsionit. Në të gjitha anët, qytetarit i janë ngritur gracka administrative, ku qytetarit i thuhet hapur ose paguaj paratë e ta mbyllim këtu, ose shko në gjykatë, ku dihet që gjyqi zgjat në pafundësi, e ku e drejta nuk del kurrë. Kështu ndodh kudo me ndërtimet, me sigurinë ushqimore ku sa herë që shfaqen inspektorët e AKU-së në magazinat, dyqanet dhe punishtet e prodhimit dhe përpunimit, pronarët porositin “bëni gati paratë e mos na hapni problem me ta”. Kështu ndodh edhe me gjobat e policëve në rrugë e kudo që shkojmë nëpër atdheun tonë të dashur. Më e liga duket që tani është realizuar me platformën e-albania, e ku mbi 500 000 pensionistë, e shumëbanorë të tjerë, që nuk kanë celularë, kompjutëra e që nuk dinë asgjë nga interneti, vrapojnë nëpër kjoskat abuziviste për të nxjerrë dokumentat duke paguar nga 200-500 lekë për një vërtetim të thjeshtë, apo 1000 lekë të reja për një vërtetim pasurie. Në këtë mënyrë, qeverisja kakistokratike, vetëm sa ua vështirësoi edhe më shumë jetën shqiptarëve, pa llogaritur që të dhënat personale të shqiptarëve, tashmë janë në dorën e njerëzve të paautorizuar e totalishtë të pakontrollueshëm.


Flitet shumë për dështimin e reformave. A është e vërtetë dhe për cilat reforma flitet si dështim?

Dështimi i reformave ka sjellë humbje të perspektivës për fëmijët e Shqipërisë.

Nga dështimi i gjatë i reformave në sistemin e drejtësisë dhe rendit publik, kemi ardhur në kushtet e një mungese totale të sigurisë së jetës prej sëmundjeve, prej aksidenteve rrugore dhe prej atentateve kriminale të përditshme në bregdet dhe në rrugët dhe qëndrat e qyteteve tona. Për shkak të korrupsionit, kostot spitalore janë bërë të papërballueshme për familjet e shqiptarëve. Sistemi demokratik dhe reformat duket që kanë dështuar edhe në sistemin arsimor, ku pas uzurpimit dhe sundimit nga partiakët e emëruar apo të “zgjedhur” me marifetet e njohura, për nxënësit dhe studentët ka gjithnjë e më pak punë dhe produkte të mirëfilltë për dije, për profesionalizëm dhe për kulturë qytetare. Kjo situatë dëshpëruese po agravon çdo ditë e më shumëedhe për shkak se në kushtet e monizmit aktual, në stafet shkollore dhe universitare, dhe në krye të tyre, kanë vërshuar dhe janë ngjitur patronazhistët dhe dora e zezë e partisë shtet, të cilët punojnë vetëm për të siguruar përfitimet e tyre përsonale nga korrupsioni me investimet, me vendet e punës etj. Në këto kushte mjerimi, pasiguria dhe varfëria, fenomeni më shqetësues i këtyre ditëve e muajve, duket është shitja e pasurive të fundit që ju kanë mbetur shqiptarëve, dhe dyndja e tyre me fëmijët e vegjël për t’i larguar fëmijët e miturdrejt vendeve të BE. Praktika është shumë e njohur e lehtësisht e verifikueshme, ku prindërit i shoqërojnë fëmijet e tyre deri në Romë, Athinë, Paris, Berlin, Londër, Vjenë, etj, dhe i lënë aty përpara komisariateve të policisë dhe bashkive, dhe rikthehen për të punuar deri kur të paguajnë borxhin. Këtë fenomen po e shohim përditë, ndërsa të vetmit që nuk e shohin e që po e nxisin me korrupsionin dhe me mosreagimin e tyre janë kakistokratët e administratës dhe politikës aktuale. Skemat e largimit masiv të fëmijëve të mitur për shkak të varfërisë, pasigurisë dhe mungesës së perspektivës, më kujtojnë skemat, që kemi parë në periferi të aeroportit të Kabulit (transmetime televizive), e që vazhdojnë akoma me largimin me fëmive të grave afgane për të shpëtuar nga regjimi taleban. Për më keq, kam lexuar që një dukuri e tillë ka ndodhur edhe menjëherë pas pushtimit Osman të Shqipërisë, ku shqiptarët nënshkruanin kontrata për të punuar 5-10 vjet pa pagesë në minierat e nëntokës së Italisë, në këmbim të ndihmës për të larguar shpëtuar fëmitë e tyre nga Durrësi drejt Italisë. Në këtë mënyrë, nga përhapja dhe precipitimi i thellë i korrupsionit, kriminalitetit, varfërisë dhe kakistokracisë, Shqipëria duket që është kthyer shumë pas në kohë dhe në modele. Pa e kuptuar që Shqipëria nuk ka kohë e as popullsi për të humbur nën modelet otomane e as talebane. Qeveritarët tone duhet të përmbahen në zullumet dhe në keqqeverisjen e vendit të tyre, pasi Shqipëria dhe shqiptarët nuk ju kanë asnjë borxh, përkundrazi.


-Nëse në vitet 1990 ikën nga shtresa të ndryshme të popullsisë, sot ikin vetëm të rinjtë, a është fatkeqësi kombëtare?

Po ikën edhe një fëmi një vjeç, regjistrojeni edhe këtë rezultat të punës së qeverisë.

Tani sapo më erdhi një email nga një agronom i talentuar i Lushnjes. Po e ndaj me lexuesin, fjalë për fjalë, ku kolegu nga Lushnja me shkruan“Përshendetje prof, juve na keni mësuar ta duam këtë vend e shtet, por më vjen keq që të shkruaj e që nuk mund të duroj dot më gjatë. Unë jam gati të iki prof. Se di saktë se ku, por diku në Europë, sepse këtu s’po hamë dot bukë. Jemi të gjithë të zhytur në borxhe dhe në kredi. Për zotin nuk duam t’i lemë punët që kemi investuar e ndërtuar me djersën e ballit nga zeroja, e që i kemi traditë e pasion. Por këto politika kurruptive e falimentuese po na bëjnë që të largohemi. Narko Ramakontrollon tregun dysheme dhe tavan të perimeve, dhe ua dha lekët 7 vetave në Myzeqe, dhe ata 7 veta tani po shesin prodhimin e vet, dhe kur ju mbaron marrin perimet tek fshatarët me 5 leke/kg: një tallje kjo pasi nuk i kontrollon askush. Ja këto ka bërë ky narko Rama, ku kosto e prodhimit të perimeve të zonës, psh, shalqini 1 kg = 10 lek/kg, e tash po shitet nën kosto, me 7 lekë.  Pjepri ka kosto 15 lekë/kg, e po shitet me 20 lekë/kg, domatja e fushës ka kosto 60 lekë/kg, e po e shesim me 60 lekë, etj. Ndërsa pjeshka, ftoj, dardha, kumbulla, etj, të prodhuara në Krutje po i shesin me çmime qesharake me 50 lekë/kg. I bije me humbje pa fund, e që do të thotë me pak fjalë: ikni se do sjellim serbët. Më kujtohet një histori e treguar nga juve prof, kur na thoshe që varfërimi dhe shpopullimi e bën pushtimin më të lehtë të një territori, por duhet ta dinë këta qenër se ne që po ikim, do vijmë një ditë me 5 lekë në xhep, e me më shumë dije dhe do i shporrim maskarenjtë, qeni do të hajë kokën e vet prof. Respekte, me fal për ndonjë gabim, por jam shum i mërzitur, sepse sot mezi shita pjeprin, e sikurse e dini kam fëminë e vogël e dy pleqtë që nuk di si t’ia bëj e ku t’i lë”. Të nderuar lexues, ky që me shkruan ka një fermë bujqësore në Lushnje, e që pas shtatorit, do të jetë azilanti i radhës. Ky agronom është martuar para dy vitesh dhe ka një djalë të vogël rreth një vjeç. Unë mendoj që kjo qeveri duhet ta regjistrojë e ta paraqesë përpara ndërkombëtarëve dhe mediave si një arritje të punës së “mirë” të saj. Në këtë mënyrë, në shtator do të mbyllet edhe një fermë bujqësore në Lushnje, mbyllet edhe një derë familje shqiptare, ikën nga Shqipëria edhe një djalë i mitur një vjeç, sëbashku me dy prindër të masakruar e të pashpresë nga korrupsioni dhe injoranca shtetërore. Në këtë mënyrë, një nga një po na ikin edhe profesionistët dhe fëmijët e mitur, e këtu po ngelen vetëm pleqtë dhe patronazhistat që vjedhin, manipulojnë dhe thëthijnë gjakun dhe mundin e popullit të tyre.

Akademiku Rexhep Qosja (2020), ka shkruar:“Është harruar edhe fjala popull! E vërteta dhe e drejta janë varrosur! Gënjeshtra dhe mashtrimi po sundojnë. Populli shqiptarë të jetë i qeverisur jo si sot – prej atyre që kuptim dhe qëllim të parë të pushtetit të tyre kanë postet e privilegjet e veta, të mirat e vetes e të të vetëve, por që të jetë i qeverisur prej atyre që do të mendojnë për popullin, e që të mirat e përgjithshme do të jenë kuptimi dhe qëllimi i qeverisjes së tyre demokratike”.

Heshtja dhe përkulja para horrave të hajnisë dhe korrupsionit e ka degraduar gjithë jetën tonë ekonomike, shoqërore e politike. Shqipëria ka nevojë për reagimin e fortë e të vazhdueshëm ndaj së keqes që po na mbyt, po na falimenton dhe po na dëbon më keq se sa pushtuesit. Shqipëria duhet të ngjasojë me demokracitë Europiane të kohës, e jo me sistemet otomane të mesjetës e as me sistemin taleban të qeverisjes së Afganistanit. Heshtja është mëkat dhe turp, reagimi është detyrë qytetare.