Zvicra/ Legalizimi i qëndrimit, puna, martesa. Leje-qëndrimi për raste të rënda

    976
    Sigal

    Kopshti për fëmijë dhe shkollat ku mund të mësoni

    Njerëzit jashtë BE-së nuk kanë gati kurrfarë mundësish për të arritur deri te leja e qëndrimit për Zvicër. Për «Sans Papiers» (njerëzit pa letra) ekzistojnë faktikisht vetëm mundësit e lejes së qëndrimit për raste të rënd apo martesa.

    Leje-qëndrimi për raste të rënda

    Ligji parasheh që migrantët, të cilët qëndrojnë në Zvicër pa bazë ligjore, duhet menjëherë të lëshojnë Zvicrën. Përjashtim bëhet vetëm nëse është fjala për raste të rënda.

    Në raste të rënda mund të parashtrohet kërkesa individuale për rregullimin e qëndrimit. Autoritetet e trajtojnë çdo kërkesë në mënyrë intensive. Gjatë trajtimit, me rëndësi janë kriteret si: kohëzgjatja e qëndrimit, puna, integrimi, shkollimi i fëmijëve,shëndeti dhe të tjera.

    Autoritetet nisen nga ajo, se gjatë një qëndrimi prej më pak se katër vite nuk bëhet fjalë për rast të rëndë. Vetëm gjatë një qëndrimi më të gjatë bëhet trajtimi serioz i kërkesës. Përveç tjerash, ardhmëria e këtyre rregullimeve individuale të rasteve të rënda sot (2007) është më se e pasigurt.

    Ish azilkërkuesit, të cilët janë zhdukur (në ilegalitet) e kanë edhe më vështirë: Për ta parimisht nuk ekziston mundësia e një procedure të re e as për një kërkesë për raste të rënda.

    Kujdes! Rastet e rënda autoritetet gjithmonë i vendosin në mënyrë subjektive apo sipas gjykimit  dhe mendimit të tyre.  

    Martesa

    Secili njeri ka të drejtë të martohet. Në jetën e përditshme kjo për njerëzit pa letra nuk është e lehtë, pasi që u mungon leja e qëndrimit. Në disa Kantone mund të martohesh në vend. Në tjera Kantone kërkohet të kthehesh në vendlindje dhe të hyjsh legalisht me një vizë. Nëse dyshohet se martesa është martesë e rrejshme (gjoja se martesë), atëherë ofiqari mund të refuzoj lidhjen e martesës.

    Kujdes! Nëse në pesë vitet e para prishet martesa, prej vitit 2008 pas tri vitesh, kërcënohet humbja e lejes së qëndrimit.

     

    Kërkesa: Rregullimi kolektiv

    Njerëzit pa letra, së bashku me grupet përkrahëse, luftojnë me vite për një rregullim kolektiv në Zvicër. Disa suksese janë arritur: mbi një mijë leje të qëndrimit dhe e drejta për sigurim shëndetësorë. Në regjionet në të cilët «Sans Papiers» janë të organizuar mirë mund të hapen rrugë të reja. Si shembull: një fushatë e madhe në Gjenevë ka sjellë deri te ajo, që ky kanton në janar 2005 të kërkojë nga Berna 5000 leje qëndrimi për të punësuarit nëpër amvisni. Për këtë arsye, angazhohu në njërin nga kolektivët e shumtë për njerëz pa letra.

    Puna

    Nëse ti me ndonjë person merresh vesh, që të punosh për të dhe ai ty të premton një rrogë, atëherë kjo vlen si kontratë pune, edhe nëse marrëveshja është bërë gojarisht.

    Kontrata të garanton kushte minimale të punës: ► Të drejtë për rrogë të zakonshme të profesionit dhe vendit. ► Të drejtë për pushime të paguara (në të shumtën e rasteve 4 javë në vit). ► Afate të arsyeshme të prishjes së kontratës. Punëdhënësi duhet të informoj herët, se nuk do të punësojë më tutje. ► Vazhdimësia e pagesës së rrogës gjatë një kohë të caktuar në rast sëmurje apo fatkeqësie. ► Sigurimi i pleqërisë dhe i të mbeturve AHV dhe sigurimi në rast të invaliditetit IV (shiko kapitullin sigurimet sociale). ► Te të miturit: Ndalim pune për moshën më të ulët se 15 vjeç. Nën 18 vjeç ndalim pune natën dhe të dielën. Më së shumti 9 orë punë në ditë. Nëse punon si punëtore e amvisërisë (shtëpiake) dhe banon te punëdhënësi yt, atëherë ata duhet të të japin hapësirë banimi, e cila e mbron sferën tënde private. Shkollimi i obligueshëm: Ti ke të drejtë shkollimi gjatë nëntë viteve, edhe pa leje qëndrimi.

    Njerëzit pa letra shpesh marrin rroga të ulëta apo nuk marrin fare. Nëse biseda e drejtpërdrejtë me punëdhënësin nuk sjellë rezultate, atëherë në disa kantone ke të drejtë padie pranë gjyqit të punës. Informohu!

    Padinë para gjyqit mund ta bëj një person i autorizuar nga ti. Kështu që ti mundesh, edhe në rast kthimi në vendlindje, deri pesë vite më vonë të kërkosh të drejtat tua nëpërmjet gjyqit.

    Këshillë: Nëse prezantohesh për herë të parë te punëdhënësi, atëherë parashtro pyetje mbi punën: sa do të fitosh? Sa orë duhet të punosh? Cilat punë duhet t’i bësh e cilat jo? Sipas mundësisë, merru vesh për orar të caktuar.

    Kjo është sidomos me rëndësi nëse banon te punëdhënësi (të punësuarit në amvisni). Gjithashtu merru vesh, se cilat ditë i ke të lira. Pyet, se a mundë t’i kesh me shkrim këto marrëveshje (kontratë pune).

    Këshillë: Shkruaj çdo ditë sa dhe çka ke punuar. Ruaji fletët që përmbajnë udhëzime pune. Nëse e ke dokumentuar punën e bërë, atëherë do ta kesh më lehtë t’i nxjerrësh të drejtat e tua, nëse ke probleme me punëdhënësin.

    Këshillë: Ti si «Pa Letra» mund të anëtarësohesh pa vështirësi në ndonjë Sindikatë. Kjo p.sh. mund të të përfaqësoj në proceset gjyqësore.

    Sigurimet sociale

    Sigurimet sociale janë të obligueshme për të gjithë njerëzit, të cilët jetojnë në Zvicër. Kryesoret janë: Sigurimi i pleqërisë dhe për të mbeturit (AHV), Sigurimi në rast invaliditeti (IV/AI), Sigurimi i papunësisë (ALV), Sigurimi i fatkeqësisë (UVG) dhe Përkujdesja profesionale (LPP ose Arka e Pensionit).

    Secili punëdhënës duhet t’i lajmëroj punëtorët te sigurimi social. Këto nuk denoncojnë (lajmërojnë) njerëzit pa letra te policia për të huajë.

    Nëse je i lajmëruar pranë sigurimit social, do të marrësh një kartë ngjyrë hiri të sigurimit (legjitimacion i sigurimit, kartë e AHV-së). Punëdhënësi ty ende të punëson ilegalisht, por ti je i siguruar kundër fatkeqësisë dhe invaliditetit dhe në pleqëri e merr një pension (edhe në vendlindje).

     Vini re! Ekzistojnë punëdhënës, të cilët kontributet e sigurimeve sociale i zbresin nga rroga, mirëpo nuk i paguajnë te sigurimet ! Nëse nuk e ke kartën e AHV-së, d.m.th. punëdhënësi yt nuk të ka siguruar.

     Këshillë: Bisedo me punëdhënësin tënd mbi mundësitë e lajmërimit te sigurimet sociale. Informohu paraprakisht mbi praktikën e zakonshme në kantonin e banimit.

    Kopshti për fëmijë dhe shkolla

    Shkollat publike janë të detyruara të bëjnë shkollimin e të gjithë fëmijëve të cilët jetojnë në Zvicër, pa marrë parasysh statusin e qëndrimit – d.m.th. edhe fëmijët e njerëzve pa letra. Kjo vlen deri në klasën e 9. Edhe vajtja në kopsht të fëmijëve është e mundshme.

    Në disa kantone ekziston mundësia e vazhdimit të shkollimit p.sh. në gjimnaz. Shkollimi profesional për të rinjtë «Pa letra» nuk është i mundshëm.

    Shkolla dhe mësuesit nuk guxojnë t’i japin policisë të dhënat mbi fëmijët.

    Këshillë: Mësueset/it janë persona besimi dhe gati gjithmonë kanë mirëkuptim për situatën e vështirë të fëmijëve të njerëzve pa letra. Merr pjesë në mbrëmje të prindërve dhe manifestime tjera të shkollës. Nëse ke frikë, shko në përcjellje.

     Banimi

    Pa leje qëndrimi është vështirë për të gjetur banesë. Njerëzit «Pa Letra» shpesh paguajnë qira të madha dhe kanë banesa të vogla.

    Kjo funksionon më së lehti nëse banesën e merr me qira në emër të një personi, i cili ka leje qëndrimi. Mirëpo, ky person shkelë ligjin dhe mund të dënohet. Pronari i banesës nuk guxon të kërkoj qira më të madhe se qiratë e zakonshme të rrethinës. Edhe qiraja nuk mund të jetë shumë më e lartë se ajo e personit që ka banuar më pare aty.

    Pronari mund të kërkoj depozitim të qirasë deri në shumën maksimale prej 3 qirave mujore. Nëse ti qiranë e paguan me kohë dhe nuk bën dëme në banesë, atëherë kjo depo duhet të të kthehet, sapo të largohesh nga banesa. Kërko një fature për depon e paguar.

    Këshillë: Pyete pronarin për fletëpagesa. Paguaje banesën në postë me emrin tënd të vërtetë. Fletëpagesat janë dëshmi më e mire për qiratë e paguara, edhe nëse më vonë pronari parashtron kërkesa.

    Këshillë: Nëse pronari kërkon qira tepër të lartë ose nuk e kthen depon, atëherë mundohu nëpërmjet njërës nga këshillimoret të bisedosh me të. Nëse kjo nuk ka sukses, atëherë në disa vende ekziston mundësia për t’u ankuar te një «vend pajtimi».

      Shëndeti

    «Sans Papiers» jetojnë në kushte tejet të rënda. Puna shpesh është e rëndë dhe e dëmshme për shëndetin. Kësaj i shtohet stresi i jetesës në ilegalitet, larg vendlindjes dhe familjes. Të gjitha këto mund të kenë pasoja për shëndetin tënd dhe mirëvajtjen tënde shpirtërore. Dhimbjet e shpinës, gjendja e keqe shpirtërore dhe depresionet janë shenja alarmuese, të cilat duhet t’i marrësh me seriozitet.

    Mos qo jetë vetëm për të tjerët dhe për të ardhmen. Merr kohë për gjërat, të cilat i bën me dëshirë. Bashkohu me të tjerët, për t’i shpëtuar izolimit.

     E drejta për shërbime shëndetësore

    Shëndeti është e drejta e njeriut, edhe për njerëz pa letra ! Nëse je i sëmurë ose i lënduar, atëherë duhet të të mjekojnë, edhe nëse nuk ke sigurim shëndetësor. Në spitale ekzistojnë shërbimet sociale. Ato mundë të ndihmojnë në rast të problemeve.

    Mjekët dhe spitalet janë të detyruar/a të ruajnë sekretin. Ata/ato nuk guxojnë t’ia japin policisë të dhënat tua.

    Angebote für Sans-Papiers im Gesundheitsbereich in der Schëeiz

    E drejta për sigurim shëndetësor

    Ti ke të drejtë të bësh një kontratë të sigurimit shëndetësor dhe për raste fatkeqësie. Shpenzimet e mjekimeve, qëndrimeve në spital, shtatzënisë dhe lindjes mbulohen nga arkat e sigurimit shëndetësor. Mjekimi i dhëmbëve nuk

    është i siguruar.

    Sigurimi shëndetësor kushton. Muaj për muaj ti paguan një kontribut të quajtur «Premi». Në disa Kantone ekziston mundësia e kërkesës për lirimin e premisë, nëse të ardhurat janë të ulëta (informohu në këshillimore).

    Edhe arkat e sigurimit i nënshtrohem ruajtjes së sekretit. Megjithatë ne të rekomandojmë, që gjatë bërjes së kontratës së sigurimit të japësh adresën e një personi «legal» të besueshëm