Zoti Imami, NATO nuk është Traktati i Varshavës

    343
    Sigal

    Nga 28 vende të NATO-s, vetëm Shqipëria nuk e ka specialist (është këmbësor) Komandantin e Flotës

     Emërimi i Gjeneral Brigade Qemal Shkurti, Komandant i Forcës Detare të Shqipërisë është i paprecedentë në historinë e NATO-s. Nuk ka asnjë rast në historinë e NATO-s, që një nga komandantët e flotave të vendeve anëtare ose të komandave detare të jetë emëruar një oficer jo detar. Aktualisht, nga 28 vende anëtare të NATO-s, vetëm Komandanti i Forcës Detare të Shqipërisë është këmbësor. Të gjithë shtetet e tjera, i kanë komandantët e kësaj arme, oficerë marine.

    Vetëm duke u nisur nga ky fakt pa precedent, arrin në konkluzionin se ndonëse Shqipëria është anëtare e NATO-s, por sillet si anëtare e Traktatit të Varshavës. Kur Shqipëria ishte anëtare e Traktatit të Varshavës, Flota Shqiptare, në periudhën 1957-1961, është drejtuar nga dy oficerë këmbësorie, përkatësisht nga Gjeneral Brigade Teme Seiko (1957-1960) dhe Gjeneral Brigade Hito Çako (1060-1961). Burime për ‘Telegraf’ në Ministrinë e Mbrojtjes, pohojnë se ky fakt pa precedent, është bërë realizuar me firmë e Arben Imamit e eprorit të tij. “Është absurd, por shmangja e specialistëve të aftë, oficerëve të marinës (që vendit tonë nuk i mungojnë) nga emërimi në këtë detyrë të rëndësishme, është i qëllimshëm, pasi specialistët, nuk mund të zbatojnë urdhra apo porosi jashtë funksionit, sikundër po ndodh dhe në Marinë (organikë, objekte të saj, etj..) e armë të tjera të ushtrisë”,- shton burimi i mësipërm.

    ALEATËT NË NATO

    Burime nga Ministria e Mbrojtjes pohojnë se kreu aktual i FLD, Qemal Shkurti, ‘jo vetëm që nuk është specialist,por është graduar gjeneral e ngritur në këtë detyrë jo për merita profesionale”. Ndryshe ndodh në vendet e tjera në NATO. Belgjika ka drejtues të Flotës Kundëradmiral Michel Hofman që ka mbaruar detarinë në Mbretërore Ushtarake më 1978,

    Bullgaria ka Kundëradmiral Rumen Nikolov (Akademist i Detarisë), Kanadaja Nënadmiral Paul A. Maddison (Akademist i Detarisë), Kroacia  Kundëradmiral Ante Uriliç (Akademist i Detarisë), Danimarka ka Kundëradmiral Finn Hansen (Akademist i Detarisë), Estonia Kapiten i Rangut të Parë Ivo Vark (Akademist i Detarisë), Finlanda Admiral Bernard Rogel,(Akademist i Detarisë), Gjermania ka Nënadmiral Alex Schimph (Akademist i Detarisë), Greqia Nënadmiral Kosmas Chriditis (Akademist i Detarisë), Irlanda Kundëradmiral Mark Mellet (Akademist i Detarisë), Italia Admiral Luigi Binelli Mantelli(Akademist i Detarisë), Lituania Kapiten i Rangut të Parë Rimants Strimaitis (Akademist i Detarisë), Lituania     Kundëradmiral Kestutis Macijauskas (Akademist i Detarisë), Hollanda Nënadmiral Mmat’heus Borsboom (Akademist i Detarisë), Norvegjia Nënadmiral Bernt Grimstvedt (Akademist i Detarisë), Polonia Tomasz Mathea(Akademist i Detarisë), Portugalia Admiral Jose Saldanha Lopes, Rumania Nënadmiral Aurel Popa(Akademist i Detarisë), Slovenia Kapiten i Rangut të Dytë Andrej Androjna, Spanja Admiral Jaime Muoaz Del Rao(Akademist i Detarisë), Turqia Admiral E. Murat Bilgel(Akademist i Detarisë), Anglia Admiral Sir Mark Stanhope(Akademist i Detarisë) dhe SHBA Admiral Jonathan Vv Greenert.

    SKANDALI SHQIPTAR

    Komandanti i Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare të Shqipërisë,

    Gjeneral Brigade Qemal Shkurti, është i vetmi që drejtues që nuk është oficer i Detarisë. Ai është diplomuar në Akademinë e Forcave Tokësore në Tiranë dhe është njohur me ‘detin’, ditën e 15 gushtit 2012, ditë në të cilën, Nishani me propozimin e Imamit, e emëruan në krye të Flotës. Referuar burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, ‘rrënjët, e këtij skandali fillojnë, së paku, që me emërimin e Kristaq Gervenit në krye të Flotës. “Gerveni, që përflitet ndër përgjegjësit kryesorë që I shiti fqinjëve sipërfaqe detare, u privilegjua nga krerët e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi nga dy herë që duhet të testohet për gradën e Gjeneralit, në kundërshtim me rregullat, u testua tre herë.  Njëkohësisht me Gradën e Gjeneralit, u emërua dhe Zëvendës/Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Si shpërblim, Gërveni u dërgua më pas në Bruksel”- konfirmojnë burimet në Ministrinë e Mbrojtjes.

    DERI TEK GJENERAL SHKURTI

    I vetmi ushtarak, oficer profesionist i Detarisë që ishte në krye të Flotës, Kudret Çela, u largua nga Ministri Imami, që nëpërmjet një urdhri të kundërligjshëm, pa pyetur Presidentin e Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, emëroi në këtë post(në kundërshtim të hapur me kriteret dhe me ligjin), njeriun e tij, Ferdinant Kreshpanin. Por pas akuzave në media e kundërshtimin e aleatëve në NAOT, Ministri Arben Imami u tërhoq dhe anuloi urdhrin e dhënë. Kështu, iu hap rruga emërimit në krye të Forcave Luftarake Detare të Gjeneral Brigade Qemal Shkurtit.

    “Qemal Shkurti, i diplomuar në Akademinë e Forcave Tokësore, u emërua në krye të Forcës Detare dhe Rojes Bregdetare të Shqipërisë më 15 gusht të vitit 2012. Ai nuk ka punuar asnjë ditë dhe nuk ka asnjë njohuri dhe nuk e ka lidhur asgjë me Flotën, të cilën tashmë e ka nën komandë. Ai është vënë në atë detyrë të rëndësishme si njeri i bindur i Imamit e drejtuesve të tjerë me pushtet”- shton burimi i më sipërm.