“Zbatimi i aktit normativ ngelet problem për ushtarakët”

    402
    Sigal

    Intervista/Flet Presidenti i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë, Mehdi Pogaçi për aktin normativ

    Akti normativ mbetet një problem që ende nuk ka marrë zgjidhje akoma, pasi ai vazhdohen që të zbatohet ashtu ka qenë. Por ai penalizon atë pjesë të ushtarakëve që kanë dalë në pension të parakohshëm. Një gjë të tillë e pohon edhe Presidenti i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë Mehdi Pogaçi, në një intervistë për “Telegraf”. Sipas zotit Pogaçi, akti normativ vazhdon që të zbatohet në kushtet e mëparshme, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim. Ai penalizon në një farë mase ato  ushtarakë që kanë dalë në pension të parakohshëm, madje i shpall dhe debitorë. Por akti normativ në këtë formë është dhe shkelje e vendimeve të gjykatës kushtetuese. Ndërkohë që rritjen e pensionit prej 4% thekson se kjo rritje është bërë e njëjtë edhe për pensionistët apo dhe për rrogëtarët e tjerë. Në fakt duhet ta pranojmë që kjo rritje nuk ishte ndonjë rritje e ndjeshme.

    -Zoti Pogaçe, është folur shumë gjatë për aktin normativ, aktualisht a i është dhënë ndonjë zgjidhje kësaj çështje?

    Akti normativ ashtu siç është po vazhdon që të zbatohet, me atë ndryshim që ka pësuar në lidhje me pagën mesatare. Akti normativ përsa i përket pagës mesatare që e kanë bërë ata ka bërë që një pjesë e ushtarakëve që kanë dalë në pension të parakohshëm të zbresin deri në pension minimal. Është një pikë që ne si shoqatë nuk e kemi ndjekur është një shoqatë tjetër ushtarakësh që e kanë dërguar në gjykatën kushtetuese këtë çështjen e aktit normativ për anulimin e saj. Por ai vazhdon që të zbatohet në kushtet e mëparshme, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim. Ai penalizon në një farë mase ato  ushtarakë që kanë dalë në pension të parakohshëm, madje i shpall dhe debitorë. Por akti normativ në këtë formë është dhe shkelje e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

    -Çfarë mangësish të tjera ka akti normativ për ushtarakët që ju përmendët pak më lart?

    -Ky akt ka një gjë antiligjore, sepse ligji 10158 ka hyrë në fuqi në 1 korrik 2009 dhe paga mesatare për atë ka dalë para 1991, merret nga 1 korriku i 2009-ës dhe për atë që ka dalë më mbrapa nuk merret nga 1 korriku i vitit 2009, por merret nga një janari i vitit 1999. Pra merret dhjetë vjet më parë. Ligji nuk mund të ketë fuqi prapavepruese dhe të merret legjislacioni i vitit 2009, kur ligji është bërë në 1 korrik 2009. Atëherë në qoftë se ti do të marrësh pagën mesatare të vitit 1999 kur ligji ka hyrë në 1 korrik 2009. Atëherë nëse do të merret paga e një korrikut duhet të jepe të gjitha të drejtat e vendimit të janarit të vitit 1999 dhe jo të 1 korrikut 2009. kjo është një çështje tjetër që i shqetëson ushtarakët.

    -Ushtarakët janë një nga kategoritë që e kanë cilësuar rritjen e pensionit pas 1 korrikut si rritje fiktive. Ju si e komentoni këtë?

    -Rritja e pensionit prej 4% është njësoj për të gjithë dhe nuk ka ndonjë dallim nga ushtarakët e të gjithë Shqipërisë.Poashtu kjo rritje është bërë e njëjtë edhe për pensionistët apo dhe për rrogëtarët e tjerë. Në fakt duhet ta pranojmë që kjo rritje nuk ishte ndonjë rritje e ndjeshme. Por kjo rritje nuk është një kondicion për ushtarakët, kondicion i veçantë është ulja e pensioneve të parakohshme. Një pjesë e ushtarakëve të cilët janë liruar pas vitit 1993 dhe nuk kanë pasur mbështetje.